Si funksionon transplanti i flokeve

Transplanti i flokeve eshte e vetmja menyre e zevendesimit te perhershem te flokeve. Dhe, kur flitet per transplantin e flokeve, te gjithe duam te njejtin rezultat - nje rezultat natyral.
Kjo arrihet me transplantin mikro-kirurgjikal te flokeve, teknika me e avancuar qe perdoret per zevendesimin e flokeve.
Me kete metode nuk ndryshohet procesi i rritjes se flokut. Rezultati eshte krejtesisht natyral dhe praktikisht i padallueshem.
Njesite folikulare dhe mikrograftet qe jane pergatitur nga seksioni me floke donor.Grafte

befunkycollage

Kur realizohen nga eksperte transplantet e flokeve jane te lehte per pacientin, por nevojitet qe kirurgu te kete aftesi artistike te rafinuara.
Procesi fillon me nje vleresim te zones dhuruese.
Kjo zone e lokalizuar ne pjesen e pasme dhe anesore te kokes permban folikula floku te shendetshme te cilat jane te programuara gjenetikisht qe te mos bien. Per nje transplant te suksesshem nevojitet flok dhurues i mjaftueshem.

Nga zona dhuruese merren disa grafte te cilat pergatiten me kujdes, vendosen ne menyre strategjike ne zonat pa floke ose ato me floke shume te holluar. Ne zonen frontale (ballore) vendosen njesi folikulare me nje rrenje te vetme floku ne kende te ndryshme, por te percaktuara ne menyre te sakte per te krijuar nje linje flokesh me pamje natyrale.

Pas kesaj linje floku vendosen njesi folikulare dhe mikrografte te tjera , te cilat sigurojne dendesi dhe volum te mjaftueshem per te mbuluar siperfaqet me te medha pa floke.

Komoditeti i pacientit

Po te krahasohet me shume procedura te tjera kozmetike, transplanti i flokeve eshte nje trajtim i thjeshte per klientin.
Gjithsesi, Laser Way eshte vazhdimisht e angazhuar per te permiresuar te gjitha aspektet e procesit, duke filluar nga teknikat e nderhyrjes e deri tek ndjekja ne vazhdimesi.
Per ne kujdesi ndaj klientit eshte perparesi, prandaj eshte e rendesishme qe cdonjeri te ndihet komod dhe i qete.

Ecuria e procedures

Nje procedure e transplantit zgjat 2-4 ore. Nese lind nevoja per te perdorur nje fashe ajo mund te hiqet diten tjeter, moment ne te cilin shume kliente iu rikthehen aktiviteteve te tyre normale.

hair transplant

Madje shume kliente jane kthyer ne pune te njejten dite ne te cilen kane realizuar transplantin e tyre. Me teknikat e avancuara mikrokirurgjikale, ne shumicen e klienteve nuk lind nevoja per te perdorur fashe. Sic ndodh natyrshem, floku rritet ngadale.
Floku fillon te rritet ne muajin e trete dhe vazhdon te rritet me te njejtat ritme si floku juaj natyral.
Rezultatet jane zakonisht perfundimtare nga muaji i tete deri ne te 12. Floku i transplantuar do te rritet pergjithmone dhe nuk ka nevoje per sherbime te vecanta.

Lekura e kokes eshte shume e pasur me ene gjaku, keshtu qe menjehere pasi transplantohen njesite folikulare dhe mikrograftet, indet qe i rrethojne fillojne ushqyerjen e folikulit te transplantuar, dhe bashke me te fillon edhe sherimi.
Ne siperfaqen e jashtme te kokes formohen disa dregeza (koricka) te vogla, te cilat zakonisht bien pas nje jave. Mundet qe fijet e flokut te transplantuar te bien, por ne lekure mbeten folikulat prodhuese te flokut, te cilat shpesh kalojne nje periudhe qetesie.14716621_1719659501690091_6985426915788062720_n-1

Per te arritur rezultatin me te mire, cdo klient duhet te realizoje disa perkujdesje te vogla gjate diteve te para pas kryerjes se procedures se transplantit te flokeve, sic jane menyra e pastrimit te flokeve, kufizimi i aktivitetit fizik, perdorimi i barnave analgjezike, etj.

Pas nje deri ne tre muaj klienti do te vere re daljen e flokeve te rinj. Rritja eshte mesatarisht nje centimeter ne muaj. Nuk nevojitet kujdes i vecante - priteni dhe stilojeni sipas deshires suaj. Mos u shqetesoni nese do te fryje ere, do te lageni, apo do te djersiteni. Eshte floku juaj - thjesht eshte zhvendosur aty ku me pare nuk kishit.

Dhe do te vazhdoje te rritet gjate gjithe jetes. Mrekullisht, folikuli i flokut ruan kodin gjenetik fillestar, keshtu qe nuk eshte e ndjeshme ndaj DHT. Pavarsisht se zhvendoset ne nje zone qe me pare ishte pa floke, ai vazhdon te sillet si floku i zones dhuruese.

Sasia e flokut qe do te vendoset varet nga shkalla e renies se flokut te klientit dhe rezultati i deshiruar. Dikush ka nevoje per nje seance te vetme transplanti; synimi i disa te tjereve mund te permbushet me mire pergjate disa seancave te mikro-kirurgjise se transplantimit te flokeve.

Informacion mbi Renien e Flokut dhe Zhveshjen e Qendrueshme te Lekures prej Tij
Informacion mbi Shkaqet e Modelit Mashkullor te Renies se Flokut dhe Renien e Flokut tek Femrat.

Renia e flokut eshte nje dukuri e perditshme. Cdo dite bien mesatarisht 50 deri ne 150 fije floku, por shumica e tyre rritet perseri pasi folikuli i flokut mbetet.
Kur renia e kalon ne menyre te konsiderueshme rritjen e flokut, ndodh zhveshja e siperfaqes se skalpit nga floku.
Normalisht renia e flokut shkaktohet nga hormonet, trashegimia, dhe mosha.
Informacioni gjenetik percakton nese folikulat e flokut jane te ndjeshme ndaj hormonit DHT (dihydrotestosterone), qe shkakton tkurrjen e tyre.
Kjo "tkurrje" ka si rezultat nje dobesim te pergjithshem te flokut, i cili ndodh gradualisht.
Pervec kesaj, edhe procesi i plakjes mund ta dobesoje folikulin dhe si pasoje fijen e flokut.
Kjo shkakton dobesimin e flokut dhe renien e qendrueshme te tij.
Termi mjekesor per renien e trasheguar te flokeve eshte "alopecia androgjenike".
Ne meshkujt kjo quhet "modeli mashkullor i renies se flokut" dhe zakonisht perparon ne formen e njohur te patkoit te kalit.
Renia e flokut ne femrat zakonisht shfaqet si dobesim i flokut ne pjesen e siperme, ose kuroren, e kokes.

Renia Normale e Flokeve Kundrejt Renies se Perhershme te Flokeve
Renia e flokut eshte nje dukuri e perditshme. Cdo fije floku ne koken tone i pershtatet nje cikli te programuar gjenetikisht i cili perfshin rritjen e flokut, periudhen e qetesise , dhe renien.
Mesatarisht bien 50 deri ne 150 fije floku cdo dite, por shumica derrmuese e tyre rritet perseri pasi ne skalp mbeten folikulat e flokut.
Zhveshja e skalpit nga floku ndodh kur renia e tejkalon rritjen e flokeve te rinj.

Origjina gjenetike e renies se trasheguar te flokeve
Ne 95 % te rasteve renia e flokeve eshte e trasheguar. Ose per me sakte trashegohet kodi gjenetik qe folikulat marrin gjate formimit ne miter. Keto gjene te renies se flokut i bejne disa folikula te ndjeshme ndaj hormonit dihydrotestosterone, ose DHT. Kur DHT arrin ne folikulat e flokut, keto te fundit fillojne te tkurren. Fillimisht kjo dukuri evidentohet si dobesim i flokut, pasi folikula fillon te prodhoje nje flok shume te holle dhe te shkurter. Eventualisht folikula e flokut vdes dhe ndodh humbja e perhershme e flokut.

Stresi dhe Faktore te Tjere qe Ndikojne ne Renien e Flokeve

Dihet se nivelet e larta te stresit shkaktojne njefare renie te flokut, por kjo eshte nje dukuri e perkohshme. Semundjet autoimune, perdorimi i disa barnave, semundjet dhe deficitet e renda ne ushqyerje gjithashtu mund te shkaktojne renie te flokut, ose te nxisin shfaqjen me te hershme te modelit mashkullor te renies se flokeve.
Traumat e kokes qe shoqerohen me shenja (cikatrice) mund te shkaktojne demtim te perhershem te folikulave te flokut.
Edhe modelet e terhequra te flokut, si psh gershetat, mund te inflamojne folikulat e flokut duke i shkaterruar dhe duke ndaluar rritjen e flokut.
Por ne 95% te rasteve renia e flokut eshte gjenetike.

Renia e Flokut tek Femrat

Te ndjehesh perseri E BUKUR
Ju mund te jeni duke humbur floket, por nuk keni perse te humbni shpresen.

Si femra, ne ndergjegjesohemi qe ne moshe te re se floku eshte nje zgjatim i personalitetit tone.
Ai thote se ne jemi te bukura. Ai thote se ne jemi delikate. Disa here thote se jemi ne humor te mire, e here te tjera se nuk jemi.
Floku eshte nje nga mrekullite e te qenit femer. Dhe nese syte jane pasqyra e shpirtit, floku jone paraqet fasaden e tij.
Se pari duhet te dini se nuk jeni vetem. Miliona gra ne gjithe boten vuajne nga lloje te ndryshme te renies se flokut.
Lajmi i jashtezakonshem eshte se mijra prej tyre po fitojne kontrollin, po rifitojne jetet e tyre, dhe po e dashurojne vetveten perseri ne saje te rezultateve jete - ndryshuese te transplantit te flokeve - e vetmja zgjidhje e perhershme per rifitimin e flokeve te humbur.
Se pari duhet te dini se nuk jeni vetem. Miliona gra ne gjithe boten vuajne nga lloje te ndryshme te renies se flokut.
Lajmi i jashtezakonshem eshte se mijra prej tyre po fitojne kontrollin, po rifitojne jetet e tyre, dhe po e dashurojne vetveten perseri ne saje te rezultateve jete - ndryshuese te transplantit te flokeve - e vetmja zgjidhje e perhershme per rifitimin e flokeve te humbur.

Klasifikimi i Renies se Flokut tek Femrat & Metoda Mikro-Kirurgjikale qe Realizohet nga Laser Way

Para se te krijohet nje plan trajtimi per zevendesimin e flokeve, duhet te percaktohet modeli i renies se flokut.
Me poshte paraqitet Sistemi i Klasifikimit i Ludwig. Duke qene se modeli i renies se perhershme te flokut te femrat eshte i variueshem, klasifikimet me te shpeshta jane paraqitur ne nje shkalle nga renia e lehte e flokut (Tipi I) ne renien e avancuar (Tipi V).
Shkalla e dobesimit apo renies se flokut tuaj mund te ndryshoje pergjate kohes

PRENOTO KONSULTEN!

skype

Na kontaktoni ne SKYPE

whatsapp

Na kontaktoni ne WHATSAPP

+355682081816

viber

Na kontaktoni ne VIBER

+355682081816

facebook

Na kontaktoni ne FACEBOOK