Pyetje & Pergjigje Specifike per Femrat

1. Cilat jane shkaqet e renies se flokut tek femrat?
Normalisht renia e flokut shkaktohet nga trashegimia, hormonet, dhe mosha. Informacioni gjenetik percakton nese folikulat e flokut jane te ndjeshme ndaj hormonit DHT (dihydrotestosterone) dhe hormoneve te tjera, te cilat shkaktojne tkurrjen e tyre.
Kjo 'tkurrje' rezulton ne nje dobesim te pergjithshem dhe gradual te flokut.
Pervec kesaj, edhe procesi i plakjes mund te dobesoje folikulin e flokut dhe si rrjedhoje fijen e flokut.
Kjo shkakton hollimin e flokut dhe zhveshjen e siperfaqeve te lekures prej tij - humbjen e perhershme te flokut.

2. A eshte e mundur qe femrat te bejne transplant flokesh per te mbuluar shenjat e nderhyrjeve te ndryshme kozmetike?
Po. Transplantet e flokeve mund te jene shume efektive per te mbuluar shenjat e dukshme qe shkaktohen si pasoje e procedurave te ndryshme, duke perfshire ketu nderhyrjet kozmetike dhe nderhyrjet kirurgjikale madhore ne koke.
Teknikat moderne te transplantimit bejne te mundur qe mjeku te vendose grafte para, pas, dhe madje mbi indin e vete shenjes.

3. A realizohet transplanti i vetullave ne kliniken Laser Way
Po. Floke shume te holle te perzgjedhur nga lekura e kokes transpalntohen ne zonen e vetullave per te korrigjuar defektet kozmetike te vetullave, demtimet e meparshme te fytyres, dhe gjendje te tjera qe kane demtuar vetullat.

Fijet e transplantuara do te rriten me shpejte se vetullat normale.

4. A duhet te konsultohem me mjekun tim para se te kerkoj nje transplant flokesh?
Rekomandohet qe ju te konsultoheni me mjekun tuaj per nje diagnoze te plote para se te kerkoni nje transplant flokesh, per arsye se renia e flokeve tek femrat shkaktohet nga disa faktore te tjere pervec alopecise androgjenetike, faktore te cilet mund te demtojne flokun e ri te transplantuar.
Per pergatitjen e nje plani te pershtatshem trajtimi eshte e rendesishme te kerkoni nje dermatolog ose nje mjek te specializuar per transplantin qe eshte i pergatitur ne kete fushe.

PRENOTO KONSULTEN!

skype

Na kontaktoni ne SKYPE

whatsapp

Na kontaktoni ne WHATSAPP

+355682081816

viber

Na kontaktoni ne VIBER

+355682081816

facebook

Na kontaktoni ne FACEBOOK