Pyetje dhe Pergjigje te Pergjithshme per Transplantin e Flokeve

1. Cfare jane graftet dhe mikro-graftet e njesive folikulare te flokut?
Nje njesi folikulare eshte nje grup natyror rrenjesh floku. Njesite folikulare individuale jane shume te vogla dhe rriten ne nje model te crregullt.
Me teknikat qe Laser Way perdor, njesite folikulare zakonisht ruhen ne strukturen e tyre natyrore.
Kjo eshte e rendesishme pasi perfitohet sasia maksimale e flokeve dhe kontribuon ne arritjen e rezultatit me te persosur e natyral qe mundet. Nje mikro-graft eshte nje graft me 1, 2, ose 3 rrenje floku.
Qellimi final i cdo procedure transplanti eshte qe ti jape klientit nje pamje shume natyrale, duke arritur nje dendesi optimale dhe nje rezultat praktikisht te padallueshem, por pa kompromentuar zonen dhuruese.
Ka disa teknika qe mund te jene efektive, por eshte pergjegjesia e mjekut te zgjedhe metoden me te mire per te arritur synimin per cdo pacient te vecante.

2. A jam une nje kandidat per transplantin e flokeve?

Nje konsulte me nje specialist ne kliniken Laser Way do t'ju siguroje nje informacion mbi shkaqet e renies se flokut dhe menyrat e disponueshme te trajtimit.
Pas vleresimit qe do t'ju behet nga nje specialist i joni, do te percaktohet perfundimisht nese ju jeni apo jo kandidat per proceduren e transplantit. Ketu do te analizohet renia e flokut qe ju keni, do te diskutohen pritshmerite tuaja, dhe do te parashtrohen alternativat e mundshme.
Faktoret qe percaktojne kandidaturen per proceduren e transplantit perfshijne numrin e grafteve qe nevojiten per te dhene rezultatin qe ju deshironi, ekzistencen dhe dendesine e flokut dhurues, strukturen e flokut, dhe mundesine e humbjes se metejshme te flokut ne te ardhmen.

3. A eshte e mundur qe te behet transplant flokesh per te mbuluar shenjat prej aksidenteve apo shkaqeve te tjera?

Po. Transplantet e flokeve mund te jene shume efektive per te mbuluar shenjat e dukshme qe shkaktohen si pasoje e demtimeve te ndryshme aksidentale te lekures se kokes, duke perfshire ketu djegjet dhe nderhyrjet kirurgjikale madhore ne koke.
Teknikat moderne te transplantimit bejne te mundur qe mjeku te vendose grafte para, pas, dhe madje mbi indin e vete shenjes.
Gjithsesi nevojitet flok donor i mjaftueshem per te mbuluar shenjat, prandaj vetem konsultimi juaj individual dhe falas tek Laser Way mund t'ju jape pergjigjen nese procedura e transplantit te flokeve do te jete zgjidhja e problemit tuaj.

4. A jane vertetuar rezultatet e transplantit te flokeve?
Transplantet e flokeve jane realizuar me sukses per me teper se 40 vjet.
Perparimet e koheve te fundit ne perdorimin e grafteve te njesive folikulare te flokut kane permiresuar ne menyre thelbesore rezultatet e nderhyrjeve per zevendesimin e flokeve.
Floku i transplantuar duket po aq natyral sa pjesa tjeter e flokut tuaj, per arsye se eshte nje flok qe rritet ne menyre natyrale.
Nje nga perfitimet me ekzaltuese dhe te jashtezakonshme te transplantit te flokeve eshte se floku i transplantuar do te rritet gjate gjithe jetes suaj dhe nuk do te bjere me kurre.

5. A mundem ta perballoj financiarisht nje transplant floku?

Pyetja qe vertete duhet te beni eshte - a mundeni ju ta perballoni mosberjen e nje transplanti floku?
Zevendesimi i flokeve sot eshte me i perballueshem se kurre.
Pas nje vleresimi te hollesishem te problemeve te flokut tuaj dhe diskutimit te pritshmerive tuaja, ne do te jemi ne gjendje t'ju bejme nje vleresim realist te kohes dhe shpenzimeve te nevojshme per te arritur qellimin tuaj.
Gjeja e vetme qe ka rendesi dhe duhet te merret ne konsiderate nga cdo klient eshte arritja e zevendesimit natyral dhe dendesise se deshiruar brenda buxhetit te disponueshem.
Nje transplant flokesh ka vlere vetem nese ai kenaq klientin.
Megjithese kostoja eshte nje faktor i rendesishem dhe duhet te merret ne konsiderate, ajo nuk duhet te jete konsiderata e vetme. Ndryshe nga metodat e tjera te trajtimit te renies se flokut, kostoja e cdo procedure transplanti eshte e vetme.
Laser Way e pershtat proceduren dhe pagesen sipas rrethanave dhe buxhetit te secilit klient.

6. Cili eshte ndryshimi i Laser Way nga klinikat e tjera?

Mjeket e Laser Way vazhdojne te jene pionieret e teknikave mikro-kirurgjikale me te avancuara qe perdoren per zevendesimin e flokeve.
Stafi i mjekeve tane me ekperience 25 vjecare arrijne rezultate me pamje natyrale dhe estetike nepermjet perfeksionimit te teknikave te pergatitjes se grafteve dhe mikrografteve.
Duke perdorur teknikat Hair Plus dhe FIT (Follicle Isolated Technique) arrihen rezultate maksimale, graftet vendosen ne menyre artistike ne kende dhe drejtime te ndryshme, ne menyre qe rezultati perfundimtar te perngjaje maksimalisht me floket natyrale.
Cdo plan trajtimi personalizohet sipas nevojave te individit - nuk ekzistojne dy transplante te njejte.
Duke qene se transplantet e flokut jane te perhershme, vendimi juaj do te zgjase gjate gjithe jetes.
Prandaj zgjedhja juaj duhet te jete klinika Laser Way - klinika e pare qe ka realizuar transplantet e flokeve ne Shqiperi.

7. Ne cilen moshe duhet ta bej transplantin e flokeve?

Renia e flokut eshte nje problem qe persiston gjate gjithe jetes.
Laser Way do t'ju keshillonte qe te merreni me kete problem heret, para se te behet edhe me i dukshem.
Nje fillim i hershem do ti lejoje mjekut qe realizon transplantin tuaj qe te maskoje punen, dhe floku i transplantuar te rritet gradualisht pa u vene re. Nuk ekzistojne kufij moshe ( pacientet tane variojne nga mosha 18 deri ne 80 vjec).
Nuk ka nevoje qe ju te prisni derisa renia e flokut te perfundoje, pasi nuk ka nje moshe te caktuar kur kjo ndodh.
Mjeket e Laser Way perllogarisin humbjen e flokeve qe do te keni ne te ardhmen, dhe pergatisin nje plan nderhyrjesh ne menyre qe ju te dukeni natyral gjate gjithe kohes. Nese ju keni pritur qe te perfeksionohen teknikat e mikro-kirurgjise se transplantit, ky moment ka ardhur tashme. Pasi ju te njiheni me rezultatet e jashtezakonshme qe jane arritur nga stafi i klinikes Laser Way, i vetmi pendim i juaji do jete pse nuk e keni bere me pare.
Filloni te numeroni floket e rinj qe po ju mbijne ne vend te atyre qe bien.

8. A do te lere nje hapesire boshe zhvendosja e flokeve nga zona dhuruese ne pjesen e pasme te kokes?

Lekura e kokes eshte shume elastike. Pasi merret seksioni me floke, mjafton vetem qe te dyja skajet e lekures te bashkohen dhe te qepen.
Prova e vetme e nderhyrjes eshte nje vije e holle e cila fshihet nen floket qe rriten vertikalisht ne pjesen e pasme te kokes.

9. A ekziston ndonje metode per frenuar ose ngadalesuar renien e flokut?
Po. Ekzistojne metoda nepermjet te cilave mund te ngadalesohet ose frenohet ritmi i dobesimit dhe humbjes se flokut tuaj.
Ne ne Laser Way praktikojme metoden me te avancuar per trajtimin e flokeve te dobesuar dhe renies se flokut - laserin profesional per rigjenerimin e folikulave te flokut.
Pas nje ANALIZE te avancuar te flokut tuaj, e cila realizohet ne laboratore moderne nepermjet metodes Capillure Test, behet i mundur DIAGNOSTIKIMI dhe evidentimi i faktoreve qe shkaktojne renien e flokut si dhe percaktimi i nevojave potenciale per mikronutrientet esenciale per nje flok te shendetshem.
TERAPIA e personalizuar per cdo klient percaktohet mbi bazat e rezultateve te analizes se hollesishme dhe diagnozes se kujdesshshme, dhe perfshin terapine zevendesuese me mikronutriente te pershtatur sipas nevojave te individit dhe perdorimin e laserit profesional per oksigjenimin dhe rigjenerimin e folikulave te flokut.

PRENOTO KONSULTEN!

skype

Na kontaktoni ne SKYPE

whatsapp

Na kontaktoni ne WHATSAPP

+355682081816

viber

Na kontaktoni ne VIBER

+355682081816

facebook

Na kontaktoni ne FACEBOOK